TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2025, 21:25

Buxheti i ri, qeveria hap dyert e administratës; rritet ndjeshëm numri i punonjësve në ministri

Shkruar nga Pamfleti

Buxheti i ri, qeveria hap dyert e administratës; rritet ndjeshëm numri

Rritet me 758 numri i punonjësve në administratën publike...

Vijojnë të dalin detaje të reja nga projekt buxheti i vitit 2026. Qeveria ka dorëzuar draftin në Kuvend dhe bie në sy se ka një rritje të konsiderueshme të numrit të punonjësve në administratë. Duke bërë një krahasim me aktin më të fundit normativ të buxhetit aktual (Akti Normativ Nr. 10 datë 08.10.2025), ka një rritje të numrit të punonjësve me 758 persona. Aktualisht administrata ka 86,354 persona, ndërsa në vitin 2026 parashikohet të shkojë në 87,112 persona.

Thuajse në të gjitha ministritë ka një rritje të numrit të punonjësve, duke filluar nga Kryeministria, Bujqësia, Ekonomia e deri te Kuvendi apo Mbrojtja. Në shumë prej tyre parashikohen mjaft vende pune. Pra duket se Rama do të shpërblejë patronazhistët për fitoren më 11 maj, pasi të gjithë e dimë se në ministri nuk punojnë njerëz larg tarafit të partisë. Por nuk përjashtohet mundësi që të kemi dhe demokratë, pasi skema e re e Bablokut është të afrojë nga opozita.

Ndërkohë bie në sy fakti se ka dhe një  rritje të numrit të punonjësve për SPAK e BKH. Sipas aktit normativ të 2025 SPAK ka 322 punonjës, ndërsa në buxhetin e ri ky numër parashikohet në 339. Po ashtu parashikohet një rritje numrit të stafit edhe për KLGJ.

Sipas relacionit, shpenzimet e personelit për vitin 2026, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, koston e plotë të indeksimit të pagave në nivelin 2.5% si dhe efektet e hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike në nivel qendror për 87,112 punonjës planifikohen në masën 140.1 miliardë lekë ose 5% e PBB.

Shpenzimet Buxhetore për vitin 2026 programohen në masën 886.8 miliardë lekë ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 55 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025. Qeveria parashikon rritjen e pensionit minimal në nivelin e 200 Euro në muaj dhe atij mesatar në nivelin e 400 Euro në muaj.

Krahas kësaj politike, parashikohet financimi i plotë i efektit të rritjes së pagës minimale prej 50 mijë lekë në muaj, si dhe indeksimi i pagave për administratën publike në masën 2.5% duke filluar nga data 1 Janar 2026. /Pamfleti

Buxheti i ri, qeveria hap dyert e administratës; rritet ndjeshëm numri

Buxheti i ri, qeveria hap dyert e administratës; rritet ndjeshëm numri

Buxheti i ri, qeveria hap dyert e administratës; rritet ndjeshëm numri
Buxheti faktitk 2025

Buxheti i ri, qeveria hap dyert e administratës; rritet ndjeshëm numri

Buxheti i ri, qeveria hap dyert e administratës; rritet ndjeshëm numri
Buxheti 2026

 

Lini një Përgjigje