TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2023, 14:12

Bojkotuan Kuvendin e Rithemelimit, Salianji apel Berishës: Hapu rrugën të rinjve, opozita ka nevojë për bashkim

Shkruar nga Pamfleti
Bojkotuan Kuvendin e Rithemelimit, Salianji apel Berishës: Hapu rrugën
Sali Berisha dhe Ervin Salianji

Teksa sot ish-kryeministri Sali Berisha thirri Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit ku do të kërkojë votëbesimin për t’u zgjedhur kryetar i PD-së, disa figura demokrate me peshë kanë munguar.

Pas fjalës së Berishës , ka reaguar edhe deputeti Ervin Salianji i cili mungoi në Kuvendin Kombëtar.

Salianji  i ka bërë apel Berishës tu hapë rrugë të rinjve për drejtimin e partisë.

'Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme! Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot!
Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë!', shkruan Salianji në reagimin e tij në Facebook.

 

bojkotuan kuvendin e rithemelimit salianji berisha

Lini një Përgjigje