TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 23:00

Berishistët hidhen në sulm kundër Bashës, Noka: Po tenton rikthimin, kërkon të përdorë PD-në si dyqan

Shkruar nga Pamfleti

Berishistët hidhen në sulm kundër Bashës, Noka: Po tenton

Deputeti Flamur Noka ka folur për dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj nga detyra e kryetarit të komanduar të PD.

Noka u shpreh në “Open” se Alibeaj e përmbushi qëllimin e tij dhe pasi u përdor nga kryeministri Edi Rama u flak tej.

Ai ka shtuar se Lulzim Basha synon tashmë rikthimin në krye të PD dhe po punon për arritjen e një synimi të tillë, pas kuintave.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Flamur Noka: Rama ka treguar një gjë, këdo që blen e përdor e keqpërdor, e shtrydh dhe e hedh.

Do vijë një moment që do e hedhë dikë. Alibeaj e mbaroi misionin. Rama zakonisht i ka një përdorimësh, jo shumë përdorimesh.

Agim Baçi: A i duhet tani Gaz Bardhi? Kur ke qenë bashkëpunëtori afërt i Bashës, nuk e kuptonit që e përdori Rama? Ju desh rrahët Bardh Kadillin kur kandidadoi.

Flamur Noka: Kam kërkuar ndjesë. Debatin për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit duhet ta bëja publik, por të ruajtur kohezionin e partisë nuk e bëra. Në mbledhjet e fundit pas shpalljes së Berishës non grata këto kanë qenë.

Basha është kapur me dosjen Nik Muzin dhe është keqpërdorur e hedhur. Prapa kuintave sërish po lëviz Basha. Ka ëndrrën. E përdori PD si dyqan, e dha me qira e tani mendon rikthimin.

noka basha pd

Lini një Përgjigje