TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shkurt 2024, 19:15

Berisha kërcënon kreun e SPAK: Duman e Zaman do marrësh atë që meriton, je hajdut i shekullit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërcënon kreun e SPAK: Duman e Zaman do marrësh atë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga mbështetësit e tij që të përgatiten për “luftë”. Edhe sot ai doli në dritare dhe vijoi avazin e mosbindjes civile dhe aksioneve për rrëzimin e qeverisë.

Berisha më pas doli te SPAK, ku nuk kurseu as kreun Altin Dumani. U bë disa ditë që Berisha po e shigjetoi, por sot ka përfunduar në kërcënime. Berisha e akuzoi Dumanin se mbron Ramën nga afera e inceneratorëve.

Altin Dumani është i lidhur kokë e këmbë në këtë krim. Është avokati mbrojtës i Ramës. Unë i them këtu para jush: Duman e Zaman do marrësh atë që meriton bashkë me Ramën. Se do jesh i bindur se do shpallesh hajdut i shekullit bashkë me Edi Ramën”, tha ai.

Më tej ai kërcënoi edhe kryeministrin, duke bërë thirrje për rrëzim të qeverisë.

Të ngrihemi të kapim për zverku Edi Ramën. Ta qërojmë nga pushteti. Dumani dhe organizata e tij kriminale janë shndërruar në levën e pushteti kriminal të Ramës. E gjithë veprimtari e tij, e grupit kriminal në SPAK është që të konsolidojë pushtetin e Ramës. Asgjë që kërcënon atë pushtet nuk hetohet. Nuk akuzohet nga institucionet”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje