TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2024, 17:57

Bëhet i gjallë Donald Lu, përmend arrestimin e të korruptuarve dhe “thumbon” Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Bëhet i gjallë Donald Lu, përmend arrestimin e të

Bëhet i gjallë Donald Lu. Ndonëse iku nga Shqipëria, duket se diplomati nuk i harron “peshqit e mëdhenj”.

Aktualisht Lu mban postin e Ndihmës Sekretarit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Donald Lu. Ai ka komentuar situatën në Bangladesh ku ka thënë se SHBA-ja respekton sovranitetin e vendit. Por ka marrë si shembull Shqipërinë, teksa duket se ka thumbuar Ramën. Pasi sipas tij, qeveria shqiptare mërzitej kur ai kërkonte arrestime zyrtarësh.

Ministrat e qeverisë së Bangladeshit kanë lëshuar deklarata se këto akuza për korrupsion do të hetohen plotësisht dhe ne e mirëpresim këtë. Kur isha ambasador në Shqipëri dhe në Republikën e Kirgistanit, ne vendosëm sanksione ndaj zyrtarëve të korruptuar.

Kjo nuk pëlqehej nga qeveria (shqiptare) në atë kohë, por tani shumë ish-zyrtarë të korruptuar janë në burg. Shoqëria në mbarë botën është e etur për të parë ndjekjen penale të korrupsionit”, tha ai.

Lini një Përgjigje