
Kryeministri Edi Rama u shpreh se Sali Berisha nuk do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Ai theksoi se Berisha nuk e ka pranuar asnjëherë humbjen.
“Një njeri që shkon në zgjedhje për të fituar, nuk mbledh grupin e veteranëve, që të luajë në fushë me Serinë A. Është njësoj sikur të mbledhësh Juventusin e 15 viteve më përpara e t’u thuash hajde luani me Interin, nuk e bën dot”, tha Rama.
Berisha ka një plan B, për kontestimin e zgjedhjeve, a e keni ju një plan B për ta përballuar gjithë këtë?
Edi Rama: Ai nuk është plan B. Ai është bufi vetë, nuk është plani B. Më thuaj një herë kur ka pranuar zgjedhjet bufi , kur ka fituar vetës, ose kur nuk ka qenë vetë në krye te fushatës? Thoshte e s’kishte çfarë thoshte, se e nxorën me shkelma nga zyra populli. Lista e kënetës është lista e 12 majit, nuk është lista e 11 majit. Një njeri që shkon në zgjedhje për të fituar, nuk mbledh grupin e veteranëve, që të luajë në fushë me Serinë A. Është njësoj sikur të mbledhësh Juventusin e 15 viteve më përpara e t’u thuash hajde luani me Interin, nuk e bën dot. Rikthimin i Jozefinës, Jozefina është rikthyer vetëm për këtë, për pikturuar e kulluar, të bijorëve të etërve u grabisnin popullit sovranitetin duke vjedhur vota. Kjo listë është bunker. Nuk mund të eksperimentosh në listë me kandidatë të rinj. 12 maji, është “zhvejk day”, do dalin të gjithë dhe do të thonë broçkulla. Berisha i ka të humbura zgjedhjet dhe kjo dihet.
Lini një Përgjigje