TAGS-AT E JAVËS

Kulture13 Shkurt 2026, 10:23

Nis zyrtarisht “Moisiu i Ri”!

Shkruar nga Pamfleti
Nis zyrtarisht “Moisiu i Ri”!
Nis zyrtarisht “Moisiu i Ri”!

Trupa profesioniste e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, së bashku me regjisorët, zhvilloi workshop-in e parë me nxënësit pjesëmarrës, duke i përfshirë drejtpërdrejt në zemër të procesit krijues.

Ky festival zhvillohet për herë të parë në qytetin e Durrësit, nën drejtimin e Drejtoreshës së Teatrit, Alketa Traga Myshket.

Ai shënon një ngjarje të rëndësishme kulturore për edukimin e brezit të ri nëpërmjet artit dhe për fuqizimin e zërit të të rinjve në skenë.

Gjatë takimit të parë, nxënësit u njohën nga afër me trupën artistike regjisorë, aktorë, skenograf/kostumograf si dhe me rrugëtimin e një produksioni teatral: nga ideja, te prova, deri në realizimin skenik.

Shfaqjet e të rinjve do të zhvillohen nën udhëheqjen e regjisorëve:
Najada Elmazi, Elios Ibro, Jona Berisha si dhe me mbështetjen e trupës së aktorëve të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Në fund të muajit mars do të prezantohen shfaqjet e gjimnazeve pjesëmarrëse, ku do të ndahen çmime motivuese për talentet e reja.

Ndërsa më 2 prill, në një datë simbolike që përkon me ditëlindjen e Aleksandër Moisiu ,do të jepet shfaqja fituese e festivalit.

Udhëtimi sapo ka filluar dhe skena i përket brezit të ri.

nis zyrtarisht “moisiu i ri”!

Lini një Përgjigje