TAGS-AT E JAVËS

Kulture 2 Shkurt 2026, 13:52

Grammy 2026: Kendrick Lamar dominon, Bad Bunny fiton Albumin e Vitit

Shkruar nga Pamfleti
Grammy 2026: Kendrick Lamar dominon, Bad Bunny fiton Albumin e Vitit
Grammy 2026: Kendrick Lamar dominon, Bad Bunny fiton Albumin e Vitit

Edicioni i 68-të i çmimeve Grammy shënoi një moment të veçantë në historinë e eventit, pasi për herë të parë pas më shumë se një dekade nuk pati një përballje direkte mes Taylor Swift, Beyoncé dhe Adele në kategoritë kryesore.

Mbrëmja u dominua nga Kendrick Lamar, artisti me më shumë nominime (nëntë), i cili u shpall edhe fituesi më i madh i ceremonisë me pesë çmime Grammy, përfshirë Regjistrimin e Vitit për këngën “Luther” dhe Albumin më të Mirë Rap për “GNX”.

Bad Bunny u rendit i dyti për nga numri i çmimeve, duke fituar tre trofe, mes tyre edhe çmimin më prestigjioz të mbrëmjes, Albumi i Vitit, për projektin “Debí Tirar Más Fotos”. Suksese të rëndësishme shënuan edhe Lady Gaga dhe Kehlani, të cilat u vlerësuan me nga dy çmime secila.

Një moment historik për industrinë ishte edhe fitorja e këngës “Golden” nga “K-Pop Demon Hunters”, e cila i solli K-pop-it çmimin e parë Grammy, në kategorinë e këngës më të mirë të shkruar për media vizuale. Ndërkohë, Olivia Dean u shpall Artistja më e Mirë e Re, duke konfirmuar statusin e saj si një nga emrat më premtues të momentit.

Ceremonia përfshiu performanca speciale nga Sabrina Carpenter dhe Lady Gaga, ndërsa moderimi iu besua sërish Trevor Noah. Çmimet vlerësuan produksionet muzikore të publikuara nga 31 gusht 2024 deri më 30 gusht 2025, në një total prej 95 kategorish.

grammy 2026

Lini një Përgjigje