TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shkurt 2024, 15:22

Vrau të atin në Durrës, 19 vjeçarja 3 orë dëshmi për mënyrën sesi kreu krimin; merren në pyetje e ëma dhe vëllai

Shkruar nga Pamfleti

Vrau të atin në Durrës, 19 vjeçarja 3 orë dëshmi

Ka zgjatur rreth 3 orë dëshmia e 19 vjeçares Hygerta Meta mbi vrasjen me armë zjarri të babait të saj Pëllumb Meta, trupi i të cilit u gjet i varrosur në oborr.

Policia e ka shoqëruar në shtëpinë e saj, ku autorja e dyshuar e ngjarjes ka rrëfyer me detaje sesi e ka kryer krimin. 

Mësohet se janë marrë në pyetje e ëma dhe vëllai  i 19 vjeçares, të cilët dyshohet se kanë fshehur vrasjen.

Gjatë dëshmisë së tyre në polici, ato kanë mohuar të kenë ditur gjë rreth ngjarjes së rëndë.

Pas 3 orësh dëshmi, policia ka shoqëruar të renë sërish në ambientet e burgut.

Hygerta Meta, studente e Gjuhëve të Huaja në Tiranë u arrestua sot pasi ka marrë përsipër vrasjen me armë zjarri të atin në kasollen e lopës dhe më pas trupi i tij u varros në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Krimi i rëndë, i cili u zbulua sot (23 shkurt ), sipas policisë mendohet se ka ndodhur ditë më parë, ndërsa trupi i 50-vjeçarit, Pëllumb Meta u gjet sot i varrosur në oborr, rreth 70 metra larg banesës. 

Gjithçka nisi dhjetë ditë më parë, më 13 shkurt ora 22:30 kur djali i tij Hysen Meta bëri denoncimin në polici për zhdukjen e të atit. Menjëherë më pas u vu në lëvizje Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit për të zbardhur krimin e rëndë. Mendohet se vrasja është kryer tre ditë para denoncimit, pra 10 shkurt.

Ekspertët e kriminalistikës e gjetën kufomën të zhveshur dhe të mbështjellë me plastmas.

Studentja 19 vjeçare ka pranuar krimin duke deklaruar në polici se i ati e kishte detyruar që të fejohet pa dëshirën e saj dhe madje ka çuar grupin hetimor drejt vendit ku ishte varrosur i ati. Por pas këtij krimi ka shumë pikëpyetje që duan përgjigje.

krimi ne durres

Lini një Përgjigje