TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2025, 14:06

Vrasja e palestinezes, autori dyshohet se fshihet në Holandë; dyshime se viktima u përdhunua para ekzekutimit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e palestinezes, autori dyshohet se fshihet në Holandë; dyshime

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku një 24-vjeçare, u gjet e pajetë në një banesë të marrë me qira.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 shkurt, ndërsa dyshohet se viktima e identifikuar si Rayyan Alwan, e cila ishte vrarë me thikë, kishte humbur jetën disa ditë më parë.

Fillimisht u raportua se e reja ishte vrarë nga bashkëshorti. Por Policisë së Tiranës i kanë mbërritur dokumente nga Interpoli që konfirmojnë se Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan janë babë e bijë.

Të dhëna të tjera nuk janë dërguar nga Interpol ende që mund të tregojnë përbërjen e familjes se tyre.

Ndërkohë gazeta e madhe holandeze ‘De Telegraaf’ raporton se autori i krimit mund të fshihet në Holandë.

Media holandeze hedh dyshime se viktima është përdhunuar përpara se të vritej. Ekspertiza për vdekjen e vajzës nga Palestina ende nuk ka përfunduar nga instituti i mjekësisë ligjore.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave ka rezultuar se të gjitha komunikimet ne aeroport apo me pronarët e banesës që u mor me qira, i kryente  vetëm i ati pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.

Policia kishte dyshime se dy palestinezët kishin përdorur dokumente false por deri më tani nuk ka rezultuar një gjë e tillë.

Lini një Përgjigje