TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2025, 16:11

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Bledi Tetën dhe kthen dosjen për gjykim

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin

Vendimi i Apelit, i dhënë më 14 qershor 2022, u anulua këtë të enjte në dhomë këshillimi, duke urdhëruar rishqyrtimin e çështjes me një trup tjetër gjykuese.

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për Blendi Tetën, i dënuar me 25 vite burg për përfshirjen në vrasjen e ish-policit Santiago Malko më 27 gusht 2019.

Vendimi i Apelit, i dhënë më 14 qershor 2022, u anulua këtë të enjte në dhomë këshillimi, duke urdhëruar rishqyrtimin e çështjes me një trup tjetër gjykuese.

Teta u akuzua për ndihmë në vrasje, konkretisht për vëzhgimin e lëvizjeve të Malkos dhe asistimin e autorëve në atentat. Për këtë ngjarje të rëndë, të cilësuar si ekzekutim mafioz, janë të akuzuar edhe Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj.

"GJ.K.K.O 52104-00023-00-2023 BLENDI TETA Nenet 78/2, 28/4, 333/a/2, 334 pika 1 te K.Penal. “ Prishjen e vendimit nr. 32, datë 14.6.2022, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë. 

Kush ishte Santiago Malko?

Santiago Malko, ish-punonjës policie i arrestuar dhe i shpallur në kërkim për shkak të përfshirjes së tij në ngjarjen e 4 Tetorit në ish-bllok së bashku me mikun e tij Ervis Martinaj ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, nga ku u tërhoq vullnetarisht.

Më 2016, Malko gjithashtu është përfshirë në një konflikt me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç, ku konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

Të dyja palët, edhe vëllezërit, edhe ish polici, kanë patur në pronësi, lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti kishte ndodhur në lokalin e Edmond Lashit. Mësohet se dy vëllezërit i kanë pasur borxh një shumë prej 1 mijë eurosh Santiago Malkos.

Si ndodhi ngjarja e 27 gushtit 2017?

Sikurse është raportuar asokohe në njoftimet e Policisë, Malko ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip “BMW X5”, kur një furgon me ngjyrë të bardhë i ka zënë pritë e ndërsa dy persona e qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip “Mercedez Benz”. Ish-polici për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit që është përplasur me murin e një lavazhi.

Më pas atentatorët i janë afruar automjetit të Malkos, për të qëlluar ish-efektivin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Pak orë pas ekzekutimit mafioz, në një makinë të djegur në Ferraj  u gjet edhe një armë e llojit kallshnikov, që dyshohet se u përket autorëve./Pamfleti

Lini një Përgjigje