
Publikohet fotoja e Irakli Davella i cili mbeti i vrarë gjatë një atentati mesditën e sotme në Athinë. Nga të shtënat mbeti i plagosur 46-vjeçari, Edi Lulo, i cili rezulton se është biznesmen në Shqipëri.
Mësohet se dy personat ndodheshin në një kafe në momentin që u qëlluan nga një makinë në lëvizje. Si pasojë e disa të shtënave humbi jetën 47-vjeçari u qëllua me një plumb në kokë, ndërsa 46-vjeçari Edi Lulo u plagos rëndë në kokë dhe bark.
Viktima ishte pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës. Sipas një dokumenti të Parlamentit grek, Davella ishte pjesë e një grupi ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018).
Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobëvënie”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj.
Lini një Përgjigje