
Tre shqiptarë janë dënuar me burg nga gjykata e Ipswich, pasi u shpallën fajtor për trafikim të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë.
Azem Ferizolli, 24 vjeç, u dënua me tetë vjet e gjashtë muaj, Halit Ferizolli, 34 vjeç, u dënua me nëntë vjet dhe Genart Loca, 23 vjeç, u dënua me shtatë vjet.
Në vitin 2023, 5 anëtarë të tjerë të këtij grupi u dënuan me 15 vite gjithsej, ndërsa akuzoheshin për trafik kokaine mes viteve 2020-2022.
22-vjeçari Avenis Dida u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, 33-vjeçari Hayg Boduryan u dënua me katër vite burg, 24-vjeçari Kastriot Rexha, u dënua me 2 vite e 8 muaj, 18-vjeçari Arxhend Bera u dënua me 2 vite e 6 muaj dhe 33-vjeçari Artan Kastrati u dënua me 3 vite dhe 2 muaj.
Teksa bastisën vendet ku ata vepronin, oficerët gjetën të paktën 50,000 £, dy ora Rolex me vlerë gjithsej 25,000 £, sende të ndryshme të veshjeve, këpucëve dhe çanta, në shumën totale prej 10,000 £ dhe një automjet, një Toyota Prius me vlerë rreth 7,000 £. Ata gjetën gjithashtu kokainë dhe një pasaportë të dyshuar false.
Lini një Përgjigje