
Një person është vënë në pranga në Rinas, pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri drejt Gjermanisë. Gjatë kontrollit me skaner, në bagazhin e shtetasit shqiptar me nënshtetësi kanadeze, A. Q., u zbulua një pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
"Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.
Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.
Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak", njofton policia.

Lini një Përgjigje