TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2025, 12:14

Të shtëna me armë në Kukës, qëllohet drejt një biznesi 

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Kukës, qëllohet drejt

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar drejt një biznesi në Kukës. Mësohet se biznesi është qëlluar me armë gjatë natës. 

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po heton për të zbardhur rastin.

Nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar. Gëzhojat janë konstatuar në mëngjes, në momentin kur është hapur biznesi. 

Ka qenë vetë pronari i biznesit i cili lajmëroi unifmorat blu, pasi konstatoi fasadën e biznesit të dëmtuar me armë zjarri. 

"Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O.,  ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.

Lini një Përgjigje