TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shkurt 2024, 14:40

“Shqiponjë”, kokainë dhe para, arrestohet 48-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiponjë”, kokainë dhe para, arrestohet

Një 48-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi kishte lëndë narkotike me vete. Gjatë kontrollit të ushtruar, 48-vjeçares shqiptare iu gjetën 67 gramë kokainë dhe 3 mijë euro.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 15 doza, ndërsa iu gjetën edhe mjete të tjera për përgatitjen e dozave.

Arrestimi i saj u bë pas denoncimit të fqinjëve të saj, të cilët njoftuan policinë për hyrje-daljet e dyshimta në banesën e shqiptares. E arrestuara është dërguar në burgun e Novarës.

kokainë dhe para arrestohet 48-vjeçarja shqiptare në itali

Lini një Përgjigje