TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 11:57

Sherri me thika dhe grushte në Durrës, arrestohen dy të rinjtë që goditën baballarët e njëri-tjetrit

Shkruar nga Pamfleti

 

Sherri me thika dhe grushte në Durrës, arrestohen dy të
Pamje nga arrestimi

Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për plagosjen me thikë pas një sherri të ndodhur të dielën në Spitallë të Durrësit.

Në pranga përfunduan Rodriko Elezi 22 vjeç dhe Aldo Dubraku, 23 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, Rodriko Elezi ka goditur me thikë shtetasin babain e Aldo Dubrakut, ndërsa Aldo Dubraku ka goditur me grushte babin e Rodriko Elezi duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Dy baballarët e të rinjve janë në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: R. E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; A. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ditën e djeshme, në lagjen nr. 15, Spitallë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit M. D., 47 vjeç dhe A. D., 23 vjeç (babë e bir) me shtetasit A. E., 46 vjeç dhe R. E., 22 vjeç (babë e bir)”, tha policia.  

sherr me thika ne durres arrestim ne durres

Lini një Përgjigje