Policia ka publikuar foton e autorit që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme pas një sherri në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Pas sherrit të mbrëmshëm në një lokal pranë Liqenit Artificial, policia ka njoftuar se ka arrestuar 8 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë Kasem Stani (Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj.
Ndërkohë në kërkim është shpallur Ilir (Adriano) Shabanaj, ish-kryetar i Komunës së Kurjanit në Fier. Sipas policisë, rezulton se në vitin 2018 Shabanaj ka qenë i arrestuar në Itali për trafik armësh dhe droge.
Polcia bën me dije gjithashtu se ka sekuestruar armën e zjarrit dhe celularët e të arrestuarve.
Nga hetimet e policisë, u zbulua se 51-vjeçari Adrian Shabanaj qëlloi një herë me armë zjarri në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati të dëmtuar. 51-vjeçari dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri 40-vjeçarin Kasem Stani (Pasha), i cili u dëmtua lehtë.
Ndërsa Adrian Shabanaj, i cili qëlloi një herë pistoletë gjatë konfliktit, u arratis dhe është shpallur në kërkim nga blutë. Autori ishte shok me Kasem Stanin, ndërsa dyshohet se zunë pse nuk i dha dorën kur erdhi në tavolinë.
Lini një Përgjigje