Policia ka zbardhur dinamikën e konfliktit mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur mbrëmjen e djeshme te zona e Liqenit Artificial. Mësohet se pas sherrit fizik në rrugën “Sami Frashëri” mes disa personave, ka pasur të shtëna armë zjarri.
Polcia ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje armën e zjarrit dhe celularët e personave të arrestuar.
Gjithashtu, janë zbardhuar emrat e personave të përfshirë në konflikt. Të arrestuarit janë: Kasem Stani (Pasha), 40 vjeç, Elton Ajredinaj, 43 vjeç, Emiljan Ruko, 39 vjeç, Bjorni Tahiraj, 24 vjeç, Eriald Tahiraj, 35 vjeç, Denikiajder Tahiraj, 30 vjeç, Eduart Sulaj, 47 vjeç dhe Kastriot Stani, 53 vjeç.
Nga hetimet e policisë, dyshohet se 51-vjeçari Adrian Shabanaj qëlloi një herë me armë zjarri në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati të dëmtuar. 51-vjeçari dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri 40-vjeçarin Kasem Stani (Pasha), i cili u dëmtua lehtë.
Ndërsa Adrian Shabanaj, i cili qëlloi një herë pistoletë gjatë konfliktit, u arratis dhe është shpallur në kërkim nga blutë. Autori Adrian Shabanaj, ishte shok me Kasem Stanin, ndërsa dyshohet se zunë pse nuk i dha dorën kur erdhi në tavolinë.
“Zbardhet dinamika e konfliktit të mbrëmshëm, ndërmjet disa shtetasve, në rrugën “Sami Frashëri”.
Policia identifikoi shtetasin që goditi me qytën e një arme zjarri, një 40-vjeçar, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta, dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.
Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati shtetas të dëmtuar.
Në pranga 8 shtetasit e përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë.
Gjendet në vendngjarje arma e zjarrit pistoletë, dhe sekuestrohet bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Menjëherë pas njoftimit, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.
Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:
-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;
-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje