TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2025, 18:18

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës, ndërsa sherri mes tyre ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ende nuk dihen personat e përfshirë apo shkaqet e këtij konflikti.

Lini një Përgjigje