
Një sherr mes disa të rinj ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Sipas policisë, tre persona kanë përfunduar në spital pasi një konflikti me mjete të forta, ndërsa dy të tjerët janë shoqëruar në polici.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” në kryeqytet, ndërsa në konflikt janë përfshirë 5 persona.
Shemsi Hoxha dhe Klemend Hoxha janë konfliktuar me shtetasit Fredi Cecaj, Gentian Zogu, dhe Serian Zogu. Si pasojë janë plagosur Fredi Cecaj, Gentian Zogu dhe Serian Zogu të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy të tjerët janë shoqëruar në komisariat.
“Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje