TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Maj 2025, 20:19

Seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”, GJKKO tërhiqet për vendim

Shkruar nga Pamfleti

Seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”, GJKKO

Gjykata e Posaçme është tërhequr për vendim në dhomë këshillimi pasi ka dëgjuar argumentet e të gjitha palëve sa i takon 14 të arrestuarve të operacionit të koduar “Ura”.

Emrat e të arrestuarve janë Indrit Tafili, Orget Shqevi, Artan Sulejmani, Orges Molla, Sueld Elezi, Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Armand Tragaj, Rando Aliu, Musa Korça, Alfred Hysa, Altin Pjetri, Ligor Çombashi, Edmond Çupi, Naim Behluli, Edison Cukaj (Çukaj), Serxhio Shkodra, Bexhed Mema, Emri Hysenaj, Artuar Shkoza, Sokol Istrefi, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi dhe Erind Lasku, Elvis Doçi (Visi i Pojës).

Mes personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i RENEAS Altin Morina ku avokati i tij mbrojtës Rigert Koni i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këto persona.

Kjo për shkak se nga disa prej mbrojtësve kërkojë ti përcaktohet saktësisht vepra penale pasi nuk pranojmë që të jenë pjese e grupit kriminalë në fjalë.

Sipas avokateve materialet e përcjella nga autoritetet italiane janë të vetmit prova ku mbështeten dyshimi i arsyeshëm që janë komunikimet e kryera ne Skyecc.

Mbrojtësit ligjore i kanë kërkuar prokurorisë që përveç bisedave në Sky të fakti të mbështetet edhe në prova të tjera.  Ndërkohë që tani GJKKO pritet të marrë vendimin për 14 të arrestuarit.

Lini një Përgjigje