TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Prill 2023, 19:48

Rikthehen përplasjet me Moskën, qeveria shqiptare ndalon lehtësirat e vizave për rusët; reagon ambasada

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen përplasjet me Moskën, qeveria shqiptare ndalon

Thellohen përplasjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj ruse. Pas dëbimit të diplomatëve pak kohë më parë dhe sulmeve e kundërsulmeve, qeveria ka marrë një vendim për të bllokuar lehtësisht e vizave turistike me Rusinë.

Në çdo sezon veror, qeveria shqiptare ka hequr vizat standarde për rusët dhe krijonte lehtësira që ata të vizitojnë vendin tonë, por nuk ka ndodhur kështu këtë vit. Në mbledhjen e një dite më parë, qeveria ka vendosur që të heqë vizat vetëm për shtetet: Arabi Saudite; Bahrein; Katar; Oman dhe Tailandë.

Ky vendim ka bërë që të reagojë dhe ambasada rus enë Tiranë ajo informon qytetarët e saj që të aplikojnë për vizë nëse duan të shkelin në territorin shqiptar.  

Me rezolutën e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë datë 20.04.2023 (hyrë në të njëjtën ditë) u ndryshua Rregullorja e saj nr.858 e datës 29.12.2021. “Mbi vendosjen e kritereve, procedurave dhe dokumenteve për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë”, ku deklaron se Federata Ruse përjashtohet nga lista e shteteve, shtetasit e të cilëve mund të hyjnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime turistike nga data 1 maj deri në shtator 30 pa lëshuar vizë.

Me fjalë të tjera, për të vizituar Republikën e Shqipërisë këtë, si dhe në çdo periudhë tjetër gjatë vitit, shtetasit rusë që posedojnë pasaporta të huaja të rregullt, duhet të lëshojnë vizë shqiptare në përputhje me qëllimin e udhëtimit. Kujdes të shmangni keqkuptimet”, njoftoi ambasada.

Vendimi i qeveris që duket se ka ardhur për shkak të luftës në Ukrainë, ku shumë shtete kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.

ambasada viza

Lini një Përgjigje