TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2025, 12:30

"Pse e more përsipër kur se bëje dot", Skerdi Tase tregon sherrin me Henrik Hoxhën pas atentatit të dështuar ndaj Aredin Beharit

Shkruar nga Pamfleti

"Pse e more përsipër kur se bëje dot", Skerdi Tase

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase ka dëshmuar sot për herë të parë në GJKKO për dosjen Plumbi i Artë dhe tentativën për vrasjen e Aredin Beharit në 2017.

Tase ka treguar se si qëlloi me breshëri për ta vrarë Beharin, ndërsa ky i fundit është futur poshtë një tavoline për t’i shpëtuar plumbave. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes dhe armën tregon se e kanë hedhur në lumin Gjanica.

Por, ndërsa Behari i shpëtoi atentatit, Tase tregon përplasjen me Henrik Hoxhajn, i cili i ka bërtitur se përse nuk u krye vrasja.

“Qëllova një breshëri për të vrarë Aredin Behari, ai u fut poshtë një tavolinë, mendova se e kapën fishekët, pastaj u largova me priste “Riku” 100 metra më larg, un mendova e kam vrarë, kaluam mbi lumin Gjanica aty ku hodhëm dhe armën ‘scorpion’. Debatuam me Henrikun që nuk u krye vrasja, më tha pse e more përsipër kur se bëje dot, pasi Aredini kishte thënë emrin e porositësit në polici. Henrikun e pyeten në polici, dhe me tha qe kishte dale emri i porositësit (i referohet Albert Pashaj)”, ka dëshmuar Tase.

 

Lini një Përgjigje