Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën e palës italiane për ekstradimin e Genti Ndërjakun alias Ekil Ndërjakun dhe Ervis Detin!
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për Akil Nerjaku alias Genti Nderjaku dhe Ervis Detin, për të cilët Italia ka kërkuar ekstradimin në kuadër të operacionit “Ura” ku u godit një grup kriminal i trafikut të drogës drejt shtetit fqinj, me bazë në Durrës.
Togat e zeza kanë vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tyre me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi, Gjykata vendosi "arrest në burg" deri në mbërritjen e dokumentacionit nga Italia.
Ndërjaku ndodhej në burg në kohën kur është kryer operacioni pasi po gjykohet si i përfshirë në ngjarjen e Shkozetit më 1 nëntor të vitit 2019, ku pas një atentati vdiq shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku.
Ndërkohë i arrestuari tjetër Ervis Deti, i cili u prangos gjatë operacionit të koduar “Ura”, pas urdhër arrestit nga Gjykata e Barit Itali.
Për të tjerët, që kanë masë sigurie në mungesë nga Gjykata e Posaçme, pritet të dalin të premten për verifikim të masës dhe marrje në pyetje.
“Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit për qëllime ekstradimi të shtetasve N. (alias E. N.), i biri i . dhe i ., lindur më .dhe E. D., i biri i B. dhe i N., lindur më. të kryer nga policia gjyqësore në bazë të “Procesverbal për arrestin ndërkombëtar 21.05.2025 ora 10:00”, thuhet në vendim.
Njoftimi i Gjykatës:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, sot më datë 22.05.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, në praninë e palëve ndërgjyqëse, kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, për shtetasit: G. N. alias E. N. dhe E.D , kërkesën me objekt: “Për miratimin e arrestimit të përkohshëm për qëllime ekstradimi dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”.
Gjykata pasi administroi provat shkresore, shqyrtoi ato në tërësi, si dëgjoi konkluzionet përfundimtare
PËR KËTO ARSYE;
Gjykata duke u bazuar në nenet 493 e vijues të K.Pr.Penale
V E N D O S I:
Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit për qëllime ekstradimi të shtetasve N. (alias E. N.), i biri i . dhe i ., lindur më .dhe E. D., i biri i B. dhe i N., lindur më . të kryer nga policia gjyqësore në bazë të “Procesverbal për arrestin ndërkombëtar 21.05.2025 ora 10:00”.
Caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave në kërkim N. (alias E. N.) dhe E. D.
Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.
Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
Kundra këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
U shpall në Tiranë, sot më datë 22.05.2025.
Lini një Përgjigje