TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2026, 16:23

Nga hyrja ilegale në Greqi te bandat kriminale, zbardhet dosja e shqiptarit që u plagos në Pire

Shkruar nga Pamfleti
Nga hyrja ilegale në Greqi te bandat kriminale, zbardhet dosja e shqiptarit
42-vjeçari shqiptar

Zbardhen detaje të reja mbi të kaluarën kriminale të 42-vjeçarit shqiptar Alesio Xhelo, i cili mbeti i plagosur në kokë pas një përplasjeje me policinë greke në zonën e Pireut.

Sipas burimeve policore, Xhelo rezulton me precedentë penalë të shumtë që nga mosha 11-vjeçare, kur ka hyrë për herë të parë ilegalisht në Greqi. Arrestimi i tij i parë daton në dhjetor të vitit 1995, nga Departamenti i të Miturve, për shkelje që lidhen me hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm në territorin grek.

Në vitet që pasuan, ai u arrestua disa herë për të njëjtat shkelje, ndërsa më vonë dosja e tij penale u zgjerua me akuza për grabitje, vjedhje, armëmbajtje dhe përdorim arme.

vitin 1998, ende i mitur, ai u dënua nga Gjykata e të Miturve për grabitje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Më pas u përfshi në disa raste të tjera vjedhjeje dhe tentativash për grabitje në zona të ndryshme të Athinës.

vitin 2002, autoritetet greke e arrestuan për shkelje të ligjit mbi drogën dhe për tentativë vjedhjeje. Po atë vit ai përfundoi për herë të parë në burg, pas vendimeve të Gjykatës së të Miturve të Athinës për vjedhje dhe grabitje.

Një nga episodet më të rënda të dosjes së tij lidhet me vitin 2003, kur një grua e identifikoi si pjesëtar të një grupi prej tre personash që e rrëmbyen, e dërguan në një zonë të izoluar në Aspropyrgos dhe e përdhunuan në mënyrë të përsëritur, përpara se ta braktisnin dhe ta kërcënonin të mos fliste me autoritetet.

Në vitet në vijim, emri i tij u përfshi vazhdimisht në hetime për grabitje dhe pjesëmarrje në banda kriminale. Në vitin 2012, sipas mediave greke, dyshohet se ai vrau me kallashnikov një person gjatë vjedhjes së një automjeti në Kaisariani, pasi viktima dhe vëllai i tij tentuan të ndalonin autorët.

Një vit më vonë, shqiptari u akuzua për tentativë vrasjeje, grabitje dhe vjedhje, ndërsa banda ku bënte pjesë rezultonte e armatosur me kallashnikovë, granata dhe armë zjarri.

vitin 2015, Xhelo u arrestua në Francë për llogari të autoriteteve greke, ndërsa më pas u përball me akuza të tjera për rrëmbim dhe grabitje në Pire.

Dosja e tij përfshin edhe një arratisje spektakolare në vitin 2019 nga Drejtoria e Migracionit në Petrou Ralli, së bashku me të burgosur të tjerë.

vitin 2022, Gjykata Penale e Apelit në Greqi e shpalli fajtor për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë arratisje, rezistencë ndaj autoriteteve, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje dhe rrëmbim personi.

Gjithashtu, Alesio Xhelo rezulton i arrestuar në vitin 2019 në Vlorë për armëmbajte pa leje dhe në vitin 2025 në Fier për kanosjen dhe fyerjen e një efektivi të FNSH.

Si ndodhi përplasja me policinë?

Sipas mediave greke, ngjarja ku mbeti i plagosur 42-vjeçari shqiptar Alesio Xhelo ndodhi gjatë një operacioni policor në zonën e Pireut.

Raportohet se policia greke kishte informacione për lëvizjet e tij dhe tentoi ta ndalonte për kontroll. Në momentin e ndërhyrjes, situata degradoi në përplasje të armatosur mes tij dhe forcave të policisë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, Xhelo mbeti i plagosur në kokë. Më pas ai u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën mbikëqyrje të rreptë policore.

Sipas autoriteteve greke, Xhelo ishte i armatosur dhe se tentoi t’u rezistonte efektivëve gjatë operacionit. Në posedim të tij u gjetën tre armë zjarri, ndërsa pak metra më larg u zbulua një çantë me gjashtë granata dore.

Lini një Përgjigje