TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Maj 2026, 20:28

Në burg për vrasje, i dënuari ndërron jetë në urgjencën e QSUT-së!

Shkruar nga Pamfleti
Në burg për vrasje, i dënuari ndërron jetë në
Foto ilustruese

Një i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë këtë të diel në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B., i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i cili ndërroi jetë rreth orës 12:20.

I dënuari ishte transferuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Lezhë më datë 27 nëntor 2021, ku vuante dënimin me masë mjekimi të detyruar.

Autoritetet bëjnë me dije se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas është dërguar për trajtim të specializuar në QSUT, ku edhe humbi jetën.

Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë “arrest kardiak”.

"Sot, më datë 25.05.2026, rreth orës 12:20, ka ndërruar jetë pacienti A.B, i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, i cili ishte i shtruar prej datës 17.05.2026 në urgjencën e QSUT-së.

Pacienti ishte transferuar në IEVP Lezhë më datë 27.11.2021, me masë mjekimi të detyruar. Pas shfaqjes së një gjendjeje të rënduar shëndetësore, ai është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar për trajtim të specializuar në QSUT, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes rezulton “arrest kardiak”. Rasti po ndiqet sipas procedurave përkatëse."-thuhet në njoftimin e Burgjeve. 

 

qsut në burg për vrasje

Lini një Përgjigje