
Motivet mund të jetë ndonjë atentat ndaj 37-vjeçarit ose një vetëplagosje nga ana e tij.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Skelës në Vlorë.
Në automjetin tip Audi A5 me targa AB 461 JK, dyshohet se në brendësi të tij ka ndodhur një konflikt mes 37-vjeçarit Skerdi Mehmetaj Piperi, i cili ndodhej në makinë dhe një personi që ndodhej jashtë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se personi i cili ka mbetur i plagosur mund të ketë plagosur veten në momentin që ka nxjerrë armën, ose nga këqyrja e parë, makina në pjesën e parë pra në xhamin e parë ka thyerje dhe kjo tregon se mund të ketë pasur përplasje në brendësi të saj, por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vetëplagosje apo për përdorim arme nga persona të tjerë, apo sherr në makinë, pasi i plagosuri ende nuk është i qarte para policisë për atë që i ka ndodhur, dhe ende nuk janë zbuluar rrethanat e sakta të ngjarjes.
Policia e Vlorës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Ndërkohë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë pranë bizneseve të zonës, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Lini një Përgjigje