TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2025, 12:07

Konkurrenca, rrihen me shkopa bejsbolli pronarët e agjensive funerale

Shkruar nga Pamfleti

Konkurrenca, rrihen me shkopa bejsbolli pronarët e agjensive funerale

Një sherr mes pronarëve të dy agjencive funerale në qytetin e Fierit është pasuar me përdorimin e armëve të forta, ndërsa një person ka përfunduar në spital.

Policia bëri të ditur se 3 persona janë shpallur në kërkim lidhur me konfliktin, ndërsa raportohet se në sherr janë përdorur shkopinjtë e bejsbollit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 28 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit J. M., 47 vjeç, M. S. 38 vjeç dhe E. Rr., 35 vjeç, të gjithë banues në Fier, pasi dyshohet se për motive konkurrence, kanë goditur me send të fortë dhe kanë kanosur shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje