
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e një të dënuari, i cili është vendosur në regjim të posaçëm “41 bis” me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë. Bëhet fjalë për të dënuarin Erion Veizaj, i cili bazuar në urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë, është izoluar në regjimin e posaçëm me një afat 1 vjeçar.
Veizaj vuan dënimin për vrasjen e një polici, dhe kishte kërkuar në GJKKO anulimin e urdhrit që e vendoste atë në izolim. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm.
“Erjon Musa Veizaj është dënuar me burgim të përjetshëm me Vendim Nr. 879, datë 04.11.2021 i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Elbasan (Bashkim denimesh) për veprat penale “Vrasje me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës polici, ne bashkëpunim, “Moskallezim të krimit”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuar nga nenet 79/c-25, 300, 278/2, 283/1, 324/a/1 te K.Penal.
Vendimi Nr.526 datë 03.11.2022 i Gjykatës së Rrethit Gjygjëesor Elbasan është dënuar me 2 (dy) vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucion të parashikuar nga neni 324/a/1 i K.Penal”, thuhet në një njoftim zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Lini një Përgjigje