TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2025, 15:51

“Ke vrarë njerëz për ca topa lekë", Petrit Qoli përplaset ashpër me Dumanin në seancën e GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

“Ke vrarë njerëz për ca topa lekë", Petrit Qoli

Në seancën e GJKKO për “Plumbin e Artë”, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është përballur edhe me Petrit Qolin. Zbardhet përplasjen e tyre brenda sallës, ku Dumani hedh akuza ndaj Qolit ndërsa ky i fundit mohon përfshirjen e tij në ngjarjet kriminale.

Dumani: Festim Qoli më premtoi 40 mijë euro, dhe po ashtu do të përfshihesha edhe në trafikun e kokainës. E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mijë euro mi ka dhënë Petrit Qoli, disa ditë pas ngjarjes. 10 mijë euro i mora paradhënie, nga Festim Qoli.

Petrit Qoli: Kush ishte dëshmitar i takimit tonë, pas ngjarjes tek lokali, një dëshmitar të më gjejë. Unë dua varje franceze në gijotinë.

Dumani: Ky ka ndërtuar xhami, por me hyp maj minares është rrezik se bie poshtë. Ky ka ndihmu njerëz, po ka ndihmu edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit por s’ia di emrin atij turkut. Fatmira Deda që ditën 1 kur u vra Ervis Deda ose Losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.

Petrit Qoli: Kam 3 faqe hyrje, po nuk ju binda që jam i pafajshëm atëherë unë jam krijesa më e shpifur në gjithë tokën shqiptare.

Gjatë fjalës së tij Petrit Qoli nuk i kurseu akuzat në drejtim të SPAK, policisë edhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanin.

Petrit Qoli: Ditën kur ka dëshmu para jush mos kanë qenë para jush mos kanë qenë sëmurë, ka qenë konfuz, s’ka qenë në rregull. Në seancat e para sytë i shkëlqenin, se shpëtove nga vdekja apo se fute ne burg njerëzit që urreje, cili nga këto është i vërtet? Ku ishe ti kur prisje sms nga Agroni?

Dumani: Unë e kam sqaruar kam vajtur afër pallatit para se të më vinte sms nga Agroni.

Petrit Qoli: Vetëm atë ditë të ka dërguar sms

Dumani: Jo edhe herë të tjera.

Petrit Qoli: Pse ju ka dështu plani?

Dumani: Nuk ka dështu plani, thjesht s’kemi qenë gati.

Petrit Qoli: Unë jam kapiten jam kapos, pse s’më ke kërku ndihmë ti mua, kur dikush me detyrohet mua unë i nxjerr sytë, pse s’më ndihmon. Pse nuk i tregon prokurorit që ke lindur me bir në zemër, ka lind me defekt. Verifikoni e nderuar trup gjykues është operuar në Francë nga zemra. Ky e ka babën burrë me vlera fati i tij i keq, ti je i ndyrë, për ca topa letre ke vra njerëz. /TCH

Lini një Përgjigje