TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2025, 09:50

Atentati në Tiranë me 4 të plagosur, dëshmon Arenc Stafa: Nuk pashë asgjë të dyshimtë

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Tiranë me 4 të plagosur, dëshmon Arenc Stafa:

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të një nate më parë, ku pas një atentati mbetën të plagosur katër persona.

Badigardi Arenc Stafa, i cili po drejtonte makinë në momentin e atentatit është marrë në pyetje. Ai ka thënë se nuk ka konflikte dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë.

Ai tha se po shoqëronte fëmijët nga Durrësi ku ishin në një festë, drejt shtëpisë dhe për herë të parë ndoqi një tjetër itinerar për në shtëpi duke u futur rrugës së Lundrës me qëllim shmangien e trafikut.

Në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë me leje nga kompania e sigurisë.

Autorët e atentatit, të dyshuar për të qenë dy persona, kanë kryer sulmin me motoçikletë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Deri tani, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë gjurmë apo informacion për identifikimin e tyre. 

Hetuesit ende nuk kanë arritur të përcaktojnë motivin e këtij atentati të rëndë, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë ngatërruar shënjestër.

 

Lini një Përgjigje