
Një atentat ka tronditur mbrëmjen e sotme Tiranën. Persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një makine në lëvizje dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona brenda saj.
Ata janë identifikuar si M. Demiri 17 vjeç, D. Demiri 11 vjeç, Arec Stafa 34 vjeç dhe Kjan Mullai 19 vjeç.
Sipas informacioneve janë të katërt te Trauma dhe dy janë në gjendje më të rëndë. Ndërkohë afër Lundrës është gjetur një makinë e djegur dhe dyshohet e autorëve.
Mbeten ende të pa qarta rrethanat dhe motivet e krimit, pasi kemi dy të mitur të plagosur.
Lini një Përgjigje