
Zbulohen emrat e katër personave të plagosur në atentatin e ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku dy prej tyre rezultojnë të jenë të mitur.
Sipas informacioneve të plagosur kanë mbetur Arec Stafa 34 vjeç, Kjan Mullai 19 vjeç si dhe dy të miturit, M.Demiri 17 vjeç dhe D. Demir 11 vjeç.
Të katër të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës dhe dy prej tyre mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë që autorët kanë djegur makinën dhe janë larguar në drejtim të paditur.
“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje