
Është zbardhur dëshmia e gruas së Pëllumb Metës, 50-vjeçari i cili u vra nga vajza e tij Hygerta dhe u varros në oborrin e shtëpisë, pasi sipas saj do ta detyronte të fejohej me dikë që se donte.
Gruaja ka deklaruar në policisë se çdo gjë që ai thoshte bëhej se përndryshe bëhej i dhunshëm.
‘Kemi 30 vite të martuar. Kemi 4 fëmijë. Burri ka qene autoritar gjithmonë. Çdo gjë që ai thoshte, bëhej, se përndryshe behej i dhunshëm.’- ka deklaruar ai.
Ndërsa 19 vjeçara pasi u arrestua pasi ka pranuar se ka vrarë të atin.
Sipas saj i ati dotne ta fejonte me dikë që nuk ishte në nivelin e saj.
“Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava” mësohet të ketë thënë Hygerta Metanë polici, informon gazetari Aldo Mustafa.
Në pyetje janë marrë shumë persona dhe më pas u konkludua se 50-vjeçari u vra dhe u varros nga e bija.
Ka qenë zbulimi i sinjalit të telefonit të 50-vjeçarit, ai që ka zbuluar edhe krimin.
Më pas ekspertiza mjekoligjore ka zhvarrosur trupin e 50-vjeçarin i cili është gjetur i mumifikuar.
Dyshohet nga policia dhe po vijojnë hetimet se 19-vjeçarja mund të ketë pasur një bashkëpunëtor, pasi referuar dinamikës së krimit, vrasja, lidhja me litarë dhe qese, sipas policisë është një proces i pamundur për t’u kryer e vetme nga 19-vjeçarja.
Lini një Përgjigje