
Zbardhet identiteti i plotë i shqiptarit Edi Lulo i cili mbeti i plagosur në atentatin e sotëm në Athinë. 46-vjeçari Edi Lulo i lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.
Ai rezulton pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar “ED – LUI” sh.p.k në Durrës, krijuar në shtator të vitit 2020. Aktiviteti i shoqërisë rezulton “punime elektrike, hidraulike dhe punime gipsi dhe kartonxhesi”.
Lulo rezulton të ketë mbërritur pak ditë më parë në Greqi, i ardhur nga Dubai. Ai u plagos rëndë në kokë dhe bark mesditën e sotme në qytetin Thrakomakedones.
Lini një Përgjigje