TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2025, 08:33

E rëndë në Mat, gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Mat, gjendet i pajetë 23-vjeçari
Foto nga vendi i ngjarjes. Liqeni i Shkopetit, Mat

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka humbur jetën.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Madhesh të Ulzës në bashkinë e Matit, ku një i ri është gjetur i pajetë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë Liqenit të Shkopetit dhe dyshohet për vrasje.

Ka qenë babai i viktimës, i cili ka bërë kallëzim në polici se i biri nuk është kthyer në banesë. Policia njofton se pas disa orësh kërkime, kanë gjetur trupin e tij të pajetë pranë liqenit të Shkopetit, ndërkohë që automjeti dyshohet se ka rënë në liqen.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Dyshohet për vrasje, por rrethanat dhe autorët nuk dihen.

Burimet bëjnë me dije se 23-vjeçari nuk ka plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë, dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

"Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.

i pajetë 23 vjecari liqenit të shkopetit

Lini një Përgjigje