TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2024, 16:50

E rëndë në Gramsh/ 30-vjeçari mbytet në liqenin e Banjës, policia kontrolle për gjetjen e trupit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Gramsh/ 30-vjeçari mbytet në liqenin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh ku dyshohet se një 30-vjeçar është mbytur në liqenin e Banjës.

Konkretisht buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkasin një 30-vjeçari. Ky i fundit, rezulton i zhdukur prej dy ditësh.

Bëhet fjalë për I.Brahimi nga fshati Pishaj. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 30-vjeçarit.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët po kontrollojë zonën për të bërë të mundur gjetjen e trupit të të riut.

Lini një Përgjigje