
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku një 17-vjeçare ka humbur jetën pasi ishte e prekur nga meningitit bakterial.
Mësohet se adoleshentja është paraqitur një ditë më parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është nisur drejt QSUT-së. 17-vjeçarja ka humbur jetën paraditen e sotme.
Ndërkohë po trajtohen familjarë të saj dhe personeli mjekësor pasi meningiti bakterial është ngjitës. Ndryshe nga vende të tjera, në vendin tonë vaksina kundër meningitit nuk është e përfshirë në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.
Meningjiti është një lloj sëmundje që vepron me anë të baktereve dhe prek membranat që rrethojnë trurin dhe shtyllën kurrizore. Duke sulmuar këto membrana që janë përgjegjëse për mbrojtjen e sistemit nervor qëndror, organizmi bëhet më vurnerabël dhe i dobët. Kështu pasojat e sëmundjes mund të jenë fatale. Lloji më i rrezikshëm është meningjiti bakterial i cili mund të çojë në probleme serioze të organizmit apo humbjen e jetës.
Lini një Përgjigje