
9 persona, tre gra dhe gjashtë burra u gjykuan në Rennes këtë javë për rolin e tyre në një organizatë të trafikut të drogës midis Finistère në Francë, Shqipërisë, Luksemburgut dhe Spanjës. Mes tyre, një studente Brestit e quajtur Typhaine, në paraburgim prej një viti e gjysmë, u dënua dje me 5 vite burg. Një tjetër personi në arrati, i quajtur Eduard me banim në Spanjë, u dënua me 8 vite burg.
Sipas prokurorisë publike të Rennes, Typhaine kishte udhëtuar deri në Spanjë, Shqipëri dhe Luksemburg. Hetuesit e kapën duke ngarkuar çanta dhe duke i dorëzuar anëtarëve të tjerë të grupit shuma parash.
Çmontimi i shërbimit të koduar kanadez të mesazheve “Sky ECC” bëri të mundur edhe zbulimin e bisedave që tregonin se nëntë të dyshuarit, disa prej të cilëve ishin me origjinë shqiptare, importonin lëndë narkotike nga Spanja, ku “Eduardi”, protagonisti kryesor i kësaj çështjeje, aktualisht ishte në arrati. Ai do të duhet të vuajë 8 vite burg, ditën kur do të arrestohet. Të pandehurit e tjerë u dënuan me kusht./BW
Lini një Përgjigje