TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Korrik 2024, 20:48

Ditë vetëvrasjesh në Korçë/ Pas vdekjes së gruas që piu helm, ndërron jetë edhe 49-vjeçarja që i vuri flakën vetes

Shkruar nga Pamfleti

Ditë vetëvrasjesh në Korçë/ Pas vdekjes së gruas

Ka ndërruar jetë 49-vjeçarja e cila i vuri flakën vetes sot në Korçë. 49-vjeçarja nuk ka mundur dot t'u mbijetojë djegieve dhe dëmtime trupore.

Fillimisht u tha se shkak ishte shpërthimi i një bombole gazi, por hetimet policore zbuluan se gruaja në fjalë është lyer me lëndë djegëse dhe i ka vënë flakën vetes përpara se të hidhej nga ballkoni.

“Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital”, njoftoi policia.

Ndërkohë, një 64-vjeçare ndërroi jetë sot në Korçë pasi konsumoi fotoksinë.

 

Lini një Përgjigje