
Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se të dy personat janë kolegë pune, ndërsa konflikti dyshohet të ketë nisur mes të riut dhe motoristit. Në përfundim të përplasjes verbale, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 15-vjeçarit, duke e plagosur në zonën mes qafës dhe shpatullës.
Paraprakisht dyshohet për armë artizanale dhe jo armë zjarri e mirëfilltë, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Ngjarja ka ndodhur brenda picerisë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
"Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje