TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2023, 08:24

Detaje të reja nga dëshmia e Henrik Hoxhajt: Isha me bluzë dhe kapele të OFL-së kur ekzekutuam vëllezërit Haxhia, donim të vrisnim vetëm njërin!

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga dëshmia e Henrik Hoxhajt: Isha me bluzë dhe

Duke çaluar në Gjykatën e Posaçme dhe përballë trupës gjykuese, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill 2020, te tregu i makinave, në qytetin e Durrësit.

Sipas tij, para vrasje ai ka qëndruar 6 ditë në shtëpinë e Nuredin Dumanit. Ky i fundit jetonte me familjen e tij në banesën dykatëshe.

Pasi Dumani, thotë Hoxhaj, ka siguruar armët dhe makinën dhe shoferin kemi dalë në veprime. Më tej i penduari shton se Klevis Alla ishte shofer në ngjarje, Nuredin Dumani ishte pasagjer e ndërsa vet ai qëndronte mbrapa.

Ai ka treguar se ditën e ngjarjes ka qenë i veshur me një bluzë të OFL-së dhe një kapele po me të njëjtin mbishkrim.

Sipas Hoxhajt, plani fillimisht ka qenë për të vrarë njërin prej vëllezërve Haxhia duke iu referuar si shoferi.

Por që më pas vendosën t’i vrasin të dy.

Sipas Hoxhajt, Nuredini i ka thënë se për vrasjen e vëllezërve Haxhia ishte financuar nga Erjon Alibej, pasi ky i fundit dyshohet se ishte i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i tij, xhaxhai dhe një shtetas turk.

Pasi morëm njoftim se vëllezërit dolën në rrugë kemi parakaluar mjetin e tyre dhe kemi qëlluar mbi xham. Nuredinit i ngeci arma e zjarrit dhe pasi konstatuam se kishin humbur jetën u larguam. Duke qenë se unë isha me tuta të shkurtra disa prej ciflave të xhamit më ranë këmbë dhe aty u gjakosa. Disa njolla gjaku me ranë në makinë. Të nesërmen jam takuar me Dumanin në Tiranë, ku erdhi më dha një shumë prej 30 mijë eurosh”, ka rrëfyer Henrik Hoxhaj.

Makinën e përdorur në ngjarje, thotë Hoxhaj e kishin marrë Beldar Muçës.

“Pas ngjarjes makina u vendos të çmontohej, por nuk e di se çfarë ndodhi më pas”, është shprehur para togave të zeza i penduari i drejtësisë Henrik Hoxhaj.

henrik hoxhaj vëllezërit haxhia

Lini një Përgjigje