Një atentat ka tronditur mbrëmjen e sotme Tiranën. Persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një makine në lëvizje dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona brenda saj.
Ata janë identifikuar si M. Demiri 17 vjeç, D. Demiri 11 vjeç, Arec Stafa 34 vjeç dhe Kjan Mullai 19 vjeç.
Sipas informacioneve janë të katërt te Trauma dhe dy janë në gjendje më të rëndë. Bëhet me dije se 17-vjeçari është djali i pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Security”, Vesel Demiri. Ndërsa 11 vjeçari, nipi i tij.
Mësohet se 4 të plagosurit kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip ‘G Clas”, ndërkohë që është gjetur e djegur dhe një tjetër automjet që dyshohet se u përket autorëve.
"Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje