Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Prrenjas, duke shkaktuar panik dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit në zonë.
Mësohet se, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksident, ndërsa dyshohet se një manovër e gabuar ose mosrespektimi i rregullave të qarkullimit mund të ketë sjellë përplasjen.
Bëhet me dije se dy vajza kanë mbetur të plagosura dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, vajzat ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Ndërkohë, lëvizja e automjeteve në këtë aks është zhvilluar me vështirësi për disa minuta, deri në largimin e mjeteve të përfshira në aksident.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar lidhur me dinamikën e ngjarjes.
Lini një Përgjigje