
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, një prej të cilave taksi, ndërsa nuk dihen ende identitetet e plagosurve apo shkaku dhe rrethanat e aksidentit. Raportohet se goditja ka qenë aq e fortë, saqë të dy mjetet janë shkatërruar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhen e plotë të aksidentit.
Lini një Përgjigje