
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë, ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 persona. Të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit.
“Më datë 14.12.2024, rreth orës 13:45, në autostradën Tiranë - Elbasan, sa kalon TEG-un, shtetasi duke drejtuar mjetin (kamion) është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje