TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2024, 13:25

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen katër anëtarët e një familjeje

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen katër
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.

Mësohet se një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, në rrethana ende të paqarta është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti, kanë përfunduar në spital katër anëtarët e familjes, drejtuesi i mjetit me targa të Shkupit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.

Po ashtu, dy makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje