TAGS-AT E JAVËS

Forum24 Maj 2025, 09:00

Sali Berisha, ky humbës i madh!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Sali Berisha, ky humbës i madh!

Një humbës i madh tani, ende do ta mbajë Partinë Demokratike nën skllavërinë e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha, në të njëjtën kohë dhe kryetari i Partisë Demokratike, ka deklaruar se: "misioni i tij politik do të përfundojë atëherë kur shqiptarët të votojnë të lirshëm"

Ky ishte lajmi i sotëm për çështjen e Saliut.

Por...

Vetëm në Shqipëri gjen sot një ish kryeministër që ka humbur zgjedhjet, dhe që thotë se shqiptarët nuk kanë votuar të lirë.

Po ku i ka provat Saliu për këtë, sepse monitorues të zgjedhjeve kanë qenë ekipet ndërkombëtare, të cilat nuk e pohojnë këtë manipulim..

Po Saliu?

Saliu është ende i nxehtë dhe me shqetësim të madh, sepse nuk e jep dot dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.

Po Partia Demokratike çfarë ka thënë deri tani?

Asgjë; sepse nuk ka se çfarë të thotë.(!)

Po Saliu, një humbës i madh tani, ende do ta mbajë Partinë Demokratike nën skllavërinë e tij?

Por ne për këtë duhet t'i drejtohemi filozofisë së historisë, e cila na ka thënë se: Skllavëria ra atëherë kur skllavi e kuptoi që ai ishte skllav.

Dhe ja, pikërisht këtu përfundon logjika e pastër e kësaj çështjeje, sepse përkrahësit e Saliut në lidershipin e gjerë të Partisë Demokratike ende nuk e kanë kuptuar se ata janë të skllavëruar nga Sali Berisha.

Atëherë?

Asgjë, sepse nënshtrimi i tyre kundrejt Sali Berishës do të vijojë, dhe Partia Demokratike kuptohet se do të vijojë gjithashtu të jetë humbëse zgjedhjesh në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Forum