Ai që shpëtoi popullin e Kosovës nga junta fashiste e Sllobodan Millosheviçit, (edhe për inat të Albin Kurtit, si kontropedal i zhvillimeve me orientim euro- atlantik në Ballkan), erdhi në Tiranë, jo sipas planit amerikan, por sipas planit të Bablokut që duan apo jo të tjerët; është më mistreci, më pasaniku dhe më garipi i këtyre maleve...
Bill Clinton, bëri historinë. Tirana u vesh me Flamur Amerikan, çeli zemrën e madhe që duron hajdutët, çukiti me “sqep” mbi akullin e trashë mes qeverisë nën akuzë dhe ambasadës amerikane me sytë katër, ç’informacion mund të publikojë media që nuk shitet as për milionat e inceneratorëve, as për kualifikimet në USa që i siguron Babloku për të fshehur ndonjë pasuri.
Clinton hyri me heshtje, por e ngriti stekën e diplomacisë jo pak.
S’mund të ngjante ndryshe...
Ai që shpëtoi popullin e Kosovës nga junta fashiste e Sllobodan Millosheviçit, (edhe për inat të Albin Kurtit, si kontropedal i zhvillimeve me orientim euro- atlantik në Ballkan), erdhi në Tiranë, jo sipas planit amerikan, por sipas planit të Bablokut që duan apo jo të tjerët; është më mistreci, më pasaniku dhe më garipi i këtyre maleve.
Dje, e lëshuam pak padurimin në kthjellimin e ujërave diplomatike, edhe për të thënë se askush nuk pyet për mikun pse erdhi, kush e qerasi, priti e përcolli, por këtej të dyshosh nuk është as faj, as gabim, pasi nuk gjen as për “farë” qeveritarë të varfër, pra që nuk kanë vjedhur.
Pasuria e çmendur dhe çmenduria e pasur me antiamerikanizëm, duke përdorur politikën si varkë shpëtimi dhe fitimtarët si kamikazë, i ka lënë pa tru jo vetëm analizat dhe ambasadorët amerikanë, por edhe “topografët” e studimit të rrugëve që masin nivelin e mashtrimit përmes elementëve me suport kriminal.
Këta gjithçka sajojnë.
Në krye të logjikës, nuk i respekton askush veç atyre që përfitojnë direkt a indirekt, por politika i ka ndihmuar për të pasur në dorë liri kompetencash dhe vendimmarrjesh me përfitime ekonomike, përdorje një përdorimshe të figurave që edhe në ëndërr do të duhej të mendoje; t’u shfaq apo jo; e bleu apo jo ky bastardi hajdut drejtuesin e FBI-së për New Yorkun me para korrupsioni; po Bill Klintonin, ja mori apo jo Albinit... Amerika heshti se s’kishte ç’i bën këtij psikopati, e si do mbyllen hesapet, se edhe Albini kokë fortë është?!
As si slogan reklame nuk vlejnë sot premtimet, se këta të gënjejnë ‘sy për sy’.
Sa herë ju lanë amerikanëve në duar letra me shkarravina. Kriminelët dhe hajdutët e mëdhenj sa herë kanë nënshkruar se vetë pastrohen, por çfarë kanë bërë? Kanë rënë dakord të kapin ca hajdutë të vegjël, t’i bëjnë helaqe në mes të rrugës dhe t’i çojnë për shpërdorim detyre përpara SPAK-ut, por jo t’u preken pasuritë, se bëhet nami ashtu.
Më i ndershmi, i ka kapur një milion dollarë të pandershme, prandaj Babloku po bën gati terrenin për të demostruar garipllëk antiamerikan përballë ambasadorit të ri.
Në politikën konfliktuale nuk ka konflikt, hajdutët janë bashkë.
Zanafilla e gjithçkaje është premisa për të zvogëluar “parcelën” ku do kullotë ambasadori i ri amerikan, pra të mos dalë nga Gjiri i Lalzit dhe 4 Klanet Mafioze si dhe për të krijuar një sferë gjigande pasurimi.
Hajdutët nuk zihen se urrehen, as përqafohen se duhen, por festojnë në Tiranë heroizmin e Bill Clintonit në çlirimin e Kosovës, pa ftuar asnjë përfaqësues të qeverisë së Albin Kurtit.
Babloku paguan këshilltar Tony Blyir e të tjerë të pasur të Globit.
Nuk është aq i lehtë të gëlltitet. I rrethuar nga miq e armiq krijon gjithçka, edhe të tjerë Sali apo Albin, vetëm të shtyjnë poshtë rrugës cilindo që ka qëllim të mirë për drejtësi normale, shtet të së drejtës e lirive njerëzore.
Mafiozët këtej janë bashkë.
Sajojnë dashuri e zënka, se duan t’i heqin “trurin” ambasadorit të ri për radhën e burgut dhe të tërëve ju intereson t’u prijë Babloku, mjeshtër si mashtrues dhe antiamerikan.
Rama i mori Kosovës edhe Bill Clintonin për t’i rënë në sy Amerikës si Garipi i Ballkanit!/Pamfleti




Lini një Përgjigje